Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Analistët: BDI, pa opozitë konkurruese
English

Analistët: BDI, pa opozitë konkurruese

Shkup, 28 Maj, NOA - BDI vazhdon të prijë në të gjitha anketat e fundit duke mos pasur oponencë të fortë opozitare, edhe përkundër pakënaqësive të shtuara edhe brenda taborit të kësaj partie.

Analistët politikë japin vlerësimet e tyre, duke theksuar se megjithatë ky subjekt gëzon mbështetje më të madhe të elektoratit, edhe përkundër pakënaqësive që kanë rezultuar lidhur me pozitën inferiore në koalicionin me VMRO-DPMNE-në.

Analisti politik, Nazmi Maliqi, thekson se edhe përkundër situatës që po ndodhë, BDI edhe më tutje shihet si subjekti më i preferuar.

“Kjo parti po shihet se ka rejting më të ulët, andaj ajo duhet të ketë një përcaktim më të qartë politik dhe duhet të angazhohet më tepër në pozicionet e saj. Nga ana tjetër mendoj se partitë opozitare nuk kanë ofertë bindëse për të përfituar besimin e elektoratit dhe për të rritur besueshmërinë”, ka theksuar profesori universitar Nazmi Maliqi. Sipas tij, tek partitë opozitare shihen fytyra të njëjta të individëve politik që nuk kanë përkrahje, janë të dështuar dhe nuk kanë ndonjë strategji të veprimit.

Analisti Branko Gerovski, gjithashtu thekson se BDI ka humbur një pjesë të elektoratit, mirëpo edhe më tej mbetet udhëheqëse, për shkak të mungesës së alternativave të denja politike. “Anketa e fundit tregon epërsi të BDI-së me të tjerët, por është e çuditshme se partitë e tjera opozitare nuk kanë aspak ngritje. Kjo është për tu analizuar, sepse nuk ka alternativë politike kundër BDI-së. Partia shqiptare në pushtet ka rënie të rejtingut të saj, mirëpo ai rejting shkon tek ata të pakënaqurit dhe jo tek partitë e tjera politike”, ka theksuar Gerovski.

Sipas tij, në terren ka një presion të madh ndaj BDI-së lidhur me pozicionet e saj në qeveri.

“Kjo dilemë duhet të qartësohet tek partia më e madhe shqiptare, për shkak të sjelljes jokorrekte të VMRO-DPMNE-së ndaj BDI-së”, ka theksuar Gerovski. Në të gjitha anketat e fundit BDI-së prijnë përballë partive të tjera shqiptare.

Një situatë të njëjtë ka reflektuar edhe anketa e Institutit “Pavel Shatev”, e cila ka nxjerrë BDI me 5.7 për qind, duke qenë më e fortë se dy partitë e tjera opozitare shqiptare PDSH dhe DR.

NOA-INA

KOMENTE