Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestimi i bosit të drogës në Xhamajkë, 73 të vrarë
English

Arrestimi i bosit të drogës në Xhamajkë, 73 të vrarë

Kingston, 28 maj, NOA - Autoritetet në Xhamajkë thonë se numri i personave të vrarë në trazira, gjatë katër ditëve të kaluara, ka arritur në së paku 73, pothuajse të gjithë civilë.

Trazirat në kryeqytetin Kingston shpërthyen pas kërkimeve të policisë për një kontrabandues të njohur të drogës.

Policia thotë se ende nuk e ka gjetur personin Kristofer Kok, i cili ballafaqohet me ekstradim në Shtetet e Bashkuara, lidhur me akuzat për trafikim të armëve dhe të drogës.

Mbështetësit e armatosur të tij janë përleshur me policinë në bazën e tij në Tivoli Gardens, që është një lagje e varfër e Kingstonit.

NOA/FRE
KOMENTE