Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 28 Maj 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 28 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLEANS (SHBA) - Presidenti amerikan, Barack Obama zhvillon një vizitë në Luizianë për të vëzhguar përpjekjet për eliminimine e naftës në Gjirin e Meksikës. SIDNEJ/TOKIO/BERLIN/PARIS/LONDËR/ROMË/MADRID/GJENEVË/MONTREAL - IPad-i, pas një suksesi të madh që pati në Amerikë mbërrin në Japoni, në Australi dhe në gjashtë vende të Evropës, Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Itali, Zvicër dhe në Kanada. TË TJERA -------------- SEUL - Kryeministri kinez, Wen Jiabao zhvillon vizitë në Seul ndërkohë që Koreja e Jugut kërkon mbështetjen e Pekinit për të dënuar Phenianin, akuzuar zyrtarisht për mbytjen e një anijeje. Qeveria japoneze njoftoi dje ashpërsimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut. SARDIHA (Indi) - Të paktën 65 persona humbën jetën pas daljes nga shinat të një treni të itinerarit Kalkuta-Bombei, në perëndim të Indisë, njoftuan burime policore. PARIS/LONDËR/FRANKFURT/MADRID/MILANO - Evoluim i bursave evropiane, pas një rritje të përgjithshme në vendet kryesore financiare të Bashkimit Evropian. PRAGË - Çekët do të votojnë sot për zgjedhjet legjislative që janë ndarë në dy ditë. PARIS - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu përfundon vizitën në Paris. Ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner dhe kryeministrin, François Fillon. PARIS - Përfundon takimi ministerial i OCDE-së. ZAGREB - Vizitë e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Serge Brammertz./ /ec/ a.jor.
KOMENTE