English

Be - Ashton Shpreh Keqardhje Për Sulmet Kamikaze Në Pakistan

BRUKSEL, 28 maj /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton shprehu sot ''keqardhje'' për atentatet e përgjakshme në dy xhamitë e qyteti Lahore, në lindje të Pakistanit. "Jam shumë q shqetësuar pas marrjes së informacionit lidhur me sulmet e njëpasnjëshme kamikaze të ndodhura në dy xhamitë e sektit të besimtarëve 'ahmadi' në qytetin lindor pakistanez Lahore", shprehej ajo përmes një deklarate, ku i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave. "I përcjell mbështetjen e fortë dhe të vendosur të BE-së qeverisë dhe popullit të Pakistanit në luftën e tyre kundër dhunës ekstremiste dhe shpresoj që përgjegjësit e këtyre akteve të përgjakshme dhe barbare të sillen shumë shpejt para autoriteteve të drejtësisë", deklaroi ajo. Të paktën 80 persona mbetën të vdekur sot nga disa sulme kamikaze të njëpasnjëshme nga persona të armatosur të cilët kishin si shënjestër dy xhamitë e një sekti minoritar fetar të besimit islam, 'ahmaditë'./ /i.p/
KOMENTE