Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha:Infrastruktura Moderne Do T'A Integrojë Shqipërinë Në Be
English

Berisha:Infrastruktura Moderne Do T'A Integrojë Shqipërinë Në Be

BERAT, 28 Maj/ATSH-Flora Nikolla/.- Kryeministri Sali Berisha inaguroi të premten përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Ura e Goricës-Mbreshtan dhe njëherazi, inaguroi fillimin e punimeve në rrugën Mbreshtan-Sinjë. Kreu i qeverisë pas inagurimit sot të një sërë veprash publike në rrethin e Beratit, përuroi edhe rrugën Ura e Goricës-Mbreshtan, 7 kilometra e gjatë. Ajo i iniciua dy vjet më parë, kur autoritetet vendore i kërkuan z. Berisha rindërtimin e kësaj rruge, që përshkon një zonë, e cila njihet për prodhimet e mrekullueshme bujqësore, e spikatur kryesisht në prodhimin e qershive. "Jam i gëzuar që vizitën e parë në Mbreshtan e bëj në një rrugë të standarteve europiane, që j'u shkurton shumë rrugën për të çuar prodhimet tuaja në Berat e më tutje", tha Berisha. "Zotimi im më kryesor për katër vitet, u tha Berisha banorëve të kësaj zone, ka qënë heqja e vizave dhe dje Komisioni Europian mori vendimin e tij, duke miratuar propozimin për heqjen e vizave". Sipas tij "rezultat i këtij vendimi shumë të madh ndaj Shqipërisë e shqiptarëve është dëshmi e gjithë rezultateve dhe reformave. Ky vendim është dëshmi e fjalëve të mbajtura, është detyrë e kësaj qeverie që atë që paraqet në fushatë, t'a shndërrojë në realitet". Kryeministri rikonfirmoi edhe njëherë se qeveria që ai drejton do të punojë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhjen e gjithë fshatrave mes tyre me rrugë automobilistike, që këto të fundit të lidhen më pas me rrugët nacionale të vendit. "Shqipëria mund të integrohet në Bashkimin Europian vetëm përmes infrastrukturës moderne", tha kreu i qeverisë. Para banorëve të kësaj zone, e cila kufizohet me Sinjën, që është zona më e thellë e rrethit të Beratit, kryeministri Berisha theksoi se projekti i ndërtimit të Boshtit të Jugut është më i madhi që qeveria ka parashikuar të ndërtojë në katër vitet e ardhshme. "I garantoj të gjithë kryetarët e komunave se, qeveria që drejtoj do të mbështesë çdo projekt infrastrukturor për të ndryshuar jetën tuaj dhe për t'iu afruar ju shërbimet që meritoni", përfundoi kryeministri Berisha fjalën e tij. Më pas, ai inspektoi edhe punimet e rrugës Mbreshtan-Sinjë, një nga komunat më të largëta të zonës së Beratit, e cila deri më tani nuk kishte njohur asnjë investim. Vlera në total e investimit të asfaltimit të rrugës Ura e Goricës-Mbreshtan dhe e punimeve në rrugën Mbreshtan-Sinjë, përllogaritet në rreth 2 milion dollarë, financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit./a.s//n.m/
KOMENTE