Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Qeveria Do Të Bëjë Gjithë Investimet Në Berat, Që Të Përfaqësojë Me Dinjitet Te Plotë Shqipërinë
English

Berisha: Qeveria Do Të Bëjë Gjithë Investimet Në Berat, Që Të Përfaqësojë Me Dinjitet Te Plotë Shqipërinë

BERAT, 28 Maj/ATSH-Flora Nikolla/.-Kryeministri Sali Berisha përuroi sot rikonstruksionin e rrugës "Pal Golemi" në qytetin e Beratit, një investim me vlerë 340 milion lekë të vjetra, fonde të Ministrisë së Brendshme. I pritur nga banorët e kësaj lagjeje, mes tyre dhe ish të përndjekur politikë, kreu i qeverisë tha se "ky investim do ndikojë në infrastrukturën e Beratit, qytet, i cili figuron si nje nga 200 qendrat më të çmuara të trashëgimisë botërore. Qeveria do të bëjë të gjitha investimet në këtë qytet, në mënyrë që ai të përfaqësojë me dinjitet të plotë Shqipërinë", tha Berisha për mediat, pas inagurimit të rrugës në Berat. Ai i bëri thirrje qytetarëve të qytetit të një mijë e një dritareve të mirëmbajnë e ruajnë qytetin e tyre, se vizitorë nga mbarë bota vijnë në Berat për ta vizituar atë, ndaj dhe ai duhet të përfaqësohet në standartet europiane. Kryeministri i kujtoi banorëve të kësaj lagjeje të skajshme të Beratit se ndërtimi i Boshti të Jugut, një projekt madhor i qeverisë do të bëjë të mundur që qyteti i 'kodikëve të purpurt' te mund të hapet nga të gjitha drejtimet. "Rëndësi të madhe, tha Berisha, ka që sikundër qytetarët e kulturuar të Beratit ruajtën tiparet e tij ku spikat pastërtia e bardhësia, t'i ruajnë këto standarte të qytetit të tyre". Rruga e inaguruar sot, investim i buxhetit të shtetit me një vlerë prej 340 milion lekësh të vjetra është një rrugë që i vjen në ndihmë banorëve të zonës. Ajo është e ndriçuar, me trotuare në të dy krahët dhe quhet lagjja "Barrikada". /a.s//n.m/
KOMENTE