English

Berisha: Rekomandimi I Ke-Së Për Vizat, Lajm Historik Pas Anëtarësimit Në Nato Dhe Pavarësisë Së Vendit

- Lajm i transmetuar në orën 12:03:46, ritransmetohet me foto - BERAT, 28 Maj/ATSH-Flora Nikolla/- Kryeministri Sali Berisha ka preferuar të takojë dhe përshëndesë personalisht nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme "Koço Brisku" në fshatin Lapardha të komunës Otllak, një zonë bujqësore, e dalluar sidomos në prodhimin e frutikulturës. Duke përuruar rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle, e ndërtuar në vitet '88 me një vlerë prej 18 milion lekësh të reja, kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin që do i jepet në vitet në vazhdim arsimimit të brezit të ri. I shoqëruar nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, kryeministri Berisha tha se "këtë vit do të trefishohet numri i studentëve në degët fizikë, matematikë dhe shkencat teknike". Në takim me nxënësit e një klase, e cila ndodhej në orën e fizikës, kryeministri Berisha vlerësoi lajmin e djeshëm për heqjen e vizave nga Komisioni Europian për Shqipërinë si një lajm historik. "Ky lajm ju jep ju një shpejtësi europiane qe ne nuk e kemi pasur", tha Berisha, duke shtuar se "pas anëtarësimit në NATO dhe pavarësisë së vendit, ky lajm padyshim përbën arritjen më të madhe". Duke vizituar një klasë, e cila ndodhej në orën e Historisë, kreu i qeverisë eshtë takuar dhe ka dëgjuar nxënësit, të cilët i kanë kërkuar ndërtimin e një këndë sportiv si dhe një fotografi me klasën. "Unë shpreh kënaqësinë për shkollën që keni ndërtuar sipas standarteve europiane" iu drejtua nxënësve të kësaj klase kreu i qeverisë. Më tej, ai vlerësoi se, "historia jonë është ajo e një kombi që e ruajti identitetin e tij dhe vlerat e qytetërimit. Nuk ka dëshmi më të bukur se sa qyteti i Beratit", vijoi kryeministri, duke shtuar se "ky qytet ia doli të ndërtojë një histori njerëzore histori basgjerktese me veprat e tij si kodiku i purpurtë". Historia e kombit tonë, vazhdoi më tej Berisha, është historia e një kombi që qëndron në vlerat dhe në identitet e tim që ecën i sigurtë drejt së ardhmes europiane. Komuna e Otllakut e shtrirë në pjesën jugore të Shqipërisë së Mesme numuron rreth 14 mijë banorë, ndërkohë që fshati Lapardha numuron rreth 6500 banorë. Për këtë zonë që dallohet për prodhimet e frutikulturës dhe serave, rreth 300 milion lekë te reja llogariten të jenë dhënë nga qeveria shqiptare për një periudhë 3-4 vjeçare. Sipas kryetarit të komunës, Muharrem Hoxha, kjo shumë është dyfishi i shumës të investuar në 17 vjet të marra së bashku dhe kryesisht kjo shumë është dhënë për punimet në infrastrukturë në mbjelljen e pemëve frutore dhe në sera. Rikonstruksioni i shkollës së mesme në Lapardha ka kushtuar 18 milionë lekë të reja. Ajo është shkollë e mesme e bashkuar, e ndërtuar në vitet 1988 dhe numuron rreth 45 mësues e 700 nxënës nga e gjithë komuna. /a.s//n.m/
KOMENTE