Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bërthamore - Tnp - Draft Deklaratë Për Lindjen E Mesme
English

Bërthamore - Tnp - Draft Deklaratë Për Lindjen E Mesme

NJU JORK, 28 /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara dhe vendet arabe anëtare të OKB-së ranë dakord sot për një draft deklaratë përfundimtarë për rishikimin e Traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore (TNP), duke ripropozuar idenë për një Lindje të Mesme pa armë bërthamore. Deklarata finale, që duhet të aprovohet sot në Nju Jork, thekson veçanërisht se Izraeli duhet të nënshkruajë TNP-në duke i vënë armët bërthamore, që nuk i ka deklaruar kurrë zyrtarisht, nën kontrollin e IAEA-s, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore. Irani e ka nënshkruar Traktatin e mospërhapjes bërthamore, por akuzohet nga perëndimorët se e ka shkelur duke zhvilluar një program bërthamor që shërben për ndërtimin e bombës bërthamore. Irani, po ashtu si Siria, kanë rezerva për deklaratën përfundimtare. Dhe aprovimi i tyre është i domosdoshëm sepse dokumenti duhet të aprovohet nga të gjithë nënshkruesit e Traktatit të mospërhapjes bërthamore në mënyrë që të marrë fuqi ligjore. /e.v/
KOMENTE