English

Botërori, Messi: Ja kush janë ekipet më të mirë

Madrid, 28 maj, NOA – Është një nga lojtarët më të mirë të momentit dhe suksesi i lejon që të bëjë parashikime për skuadrën që do të marri trofeun e Kampionatit Botëror.

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, në një intervistë dhënë për mediat spanjolle deklaron se kombëtarja ku ai bënë pjesë, Argjentina, është një ndër skuadrat më favorite për të marrë trofeun botëror.

Por si njohës i mirë i futbollit, Messi deklaron se janë dhe tre skuadra të tjera që rivalizojnë në betejën e verës për titull dhe që sipas tij do të dhurojnë spektakël. “Mendoj se për momentin, ekipet më të fuqishme në Kupën Botërore janë Spanja, Anglia dhe Brazili. Ata janë rivalë shumë të vështirë”, ka thënë ai.

Si pjesë e ekipit argjentinas, Messi deklaron se do ishte shumë krenar që kupa e botërorit të shkonte për Argjentinën.

“Shpresoj se do të jetë Kupa Botërore e imja, Kupa Botërore e Argjentinës dhe ne do të dalim në fushë duke vrapuar dhe luajtur për të arritur pritet e njerëzve dhe të fitojmë Kupën Botërore”, ka ai.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE