Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bsh: Biznesi Dhe Konsumatori, Optimistë Per Treguesit E Rritjes Ekonomike
English

Bsh: Biznesi Dhe Konsumatori, Optimistë Per Treguesit E Rritjes Ekonomike

-Banka Qendrore publikon Rezultatet e Vrojtimit të Biznesit dhe të Konsumatorit- TIRANE, 28 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Treguesi i tendencës ekonomike (TTE) shfaqi shenja përmirësimi në tremujorin e parë të vitit 2010, duke arritur nivelin 89 (+5.7 pikë përqindjeje), bëri të ditur sot Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar mbi treguesit e besimit të biznesit dhe konsumatorit për zhvillimet ekonomike në vend. Sipas BSH-së, ky nivel qëndron 11 pikë përqindjeje poshtë mesatares së tij afatgjatë, duke ruajtur të njëjtën sjellje të gjashtë tremujorëve të fundit. Referuar raportit të BSH-së, rritja e TTE u ndikua kryesisht nga një kthesë pozitive e besimit në sektorët e industrisë dhe të ndërtimit, krahasuar me nivelin e tyre shumë të ulët gjatë katër tremujorëve të fundit. Besimi i bizneseve në sektorin e shërbimeve qëndron pothuaj në të njëjtin nivel me tremujorët e fundit, duke qenë shumë afër, por poshtë mesatares së tij afatgjatë. Duke u ndalur në sektorë të veçantë BSH-ja evidenton se, treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 5 pikë përqindjeje gjatë tremujorit të parë të vitit 2010. Ndërkohë që Treguesi i besimit të ndërtimit (TBN) është rritur me 7.7 pikë përqindjeje në tremujorin e parë të vitit 2010, duke qëndruar gjithsesi 10.7 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë. /s.s./
KOMENTE