English

City në sulm për Dzekon dhe Silvën

Angli, 28 maj NOA - Megjithëse shtypi spanjoll ka pohuar se skuadra e Manchester City po ofron shuma marramendëse në drejtim të Ibrahimoviç dhe Yaya Toure, në krahun tjetër shtypi britanik thekson se ekipi i Mançinit po synon objektiva të tjerë.

Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin e Volfsburgut, Edin Dzeko dhe mesfushorin e Valencias, David Silva.

Për sa i përket lojtarit boshnjak skuadra e City është e gatshme të ofrojë në drejtim të klubit gjerman një shifër prej 30 milionë eurosh.

Ndërsa për sa i përket Silvës sheikët e klubit anglez, kanë përgatitur ofertën e tyre me një shumë prej 25 milion sterlinash.

r.b/NOA

KOMENTE