English

Ekonomi - Spanjë - Fitch Ul Me Një Shkallë Vlerësimin, Borxhi Pengon Rritjen

MADRID, 28 maj /ATSH-AFP/ - Agjencia e kontrollit Fitch njoftoi sot uljen me një shkallë të vlerësimit për borxhin e Spanjës, duke u shprehur se procesi i domosdoshëm i zvogëlimit të borxhit privat do të prekë perspektivat e rritjes. "Degradimi pasqyron opinionin se procesi i procesit të rregullimit drejt një niveli më të ulët borxhi privat dhe të jashtëm do të zvogëlojë ndjeshëm përqindjen e rritjes së ekonomisë spanjolle brenda një afati të mesëm", bëri të ditur agjencia që e privoi Spanjën nga vlerësimi më i mirë i mundshëm "AAA", duke e ulur në "AA+". Borxhi privat spanjoll përfshin atë të marrë nga familjet, ndërmarrjet dhe bankat. Agjencia i qëndron perspektivës për një ekonomi "të qëndrueshme". Spanja është një nga vendet e zonës euro që i shqetëson investitorët për shkak të rënies së financave publike. Deficiti publik spanjoll është rritur në 11,2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2009 dhe qeveria socialiste është detyruar të marrë masa të rrepta dhe jopopullore ekonomike në përpjekje për ta zvogëluar atë në 6 për qind në vitin 2011 dhe 3 për qind në vitin 2013. /I.Pu.
KOMENTE