Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Evropiani 2016 do të zhvillohet në Francë
English

Evropiani 2016 do të zhvillohet në Francë

Gjenevë, 28 Maj NOA Update - Tashmë është mësuar dhe emri i vendit, i cili do të presë skuadrat përfaqësuese për zhvillimin e Evropianit 2016.

Ka qenë pikërisht Franca e cila në bazë të 43 preferencave që arriti të merrte ka fituar këtë të drejtë duke lënë pas Turqinë me vetëm 38 preferenca.

Në qoftë se ishte folur shumë dhe për Italinë si vendi pritës i këtij evenimenti, duhet thënë se ata u eliminuan që në turnin e parë dhe kjo në bazë të 23 votave që arritën të merrnin, kundrejt 43 dhe 38 të rivalëve kryesorë.

Kjo zgjedhje u bë në bazë të një mbledhjeje që u zhvillua nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në Gjenevë.

Franca, për Evropianin 2016, ofron për skuadrat përfaqësuese 12 stadiume, ndër të cilat 7 kanë nevojë për punime të mëtejshme dhe 4 do të jenë impiante plotësisht të reja ku të gjithë stadiumet do të jenë të pranishme në 11 qytete: Bordo, Lens, Lille, Lion, Nancy, Nicë, Marsejë, Paris (“Stade de France” dhe “Parc des Princes”), Saint-Etienne, Strasburg dhe Tolose.

r.b/NOA

KOMENTE