Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forum Shqiperia Drejt Be, Hapja E Kufijve Per Levizjen E Lire Te Njerezve Dhe Mallrave
English

Forum "Shqiperia Drejt Be, Hapja E Kufijve Per Levizjen E Lire Te Njerezve Dhe Mallrave

E - Organizuar ne Tirane nga "France Coorporation Internationale" dhe "AFP Foundation"- TIRANË, 28 Maj /ATSH/-Forumi, "Shqipëria drejt BE, hapja e kufijve për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave", që u organizua të premten në Tiranë nga "France Coorporation Internationale" dhe "AFP Foundation", përmbylli një seri veprimtarish të zhvilluara në kuadrin e një programi mbështetës për mediat shqiptare, financuar nga BE. Forumin e hapi Zv/shefe e Fondacionit te Agjencise Franceze te Lajmeve (AFP), Rose-Marie Deleskieëicz-Sailhan, e cila përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rolin e mediave në procesin e integrimit të vendit në BE. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha theksoi se " ky forum zhvillohet vetëm një ditë pas marrjes së vendimit nga Komisjoni Europian për t'i propozuar Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën." Ai tha se "Shqipëria është një eksportues sigurie në të njëjtën masë, në të njëjtën formë, në të njëjtën mënyrë strategjike si ajo që demonstroi para vendeve anëtare të NATOS, pjesa më të madhe e të cilave janë anëtare të BE." Gjatë fjalës së tij Basha vuri në dukje se " Shqipëria sot është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, i cili ka integruar sistemin on -line plotësisht në të 24 pikat e kalimit kufitar, duke siguruar komunikimin në kohë reale midis të gjithë posteve të kontrollit kufitar, të gjitha këto të lidhura me Dhomën e Operacionale në Policinë e Shtetit." "Përmes aplikimit të metodave më bashkëkohore,Shqipëria sot është një partnere e denjë në sfidën për sigurinë europiane , në luftën e përbashkët kundër krimit dhe në veçanti në luftën kundër krimit transkufitar si dhe një partnere nga më të suksesëshmet në Europën Juglindore në luftën kundër narkotrafikut."-tha Basha. Qendra Operacionale Detare, tha ministri i Brendshëm, ka treguar se po bën më të sigurtë kufirin blu shqiptar , por gjithashtu ajo po jep një kontribut të rëndësishëm në monitorimin , përmes një sistemi radarësh edhe për hapësirën detare që shtrihet përtej kufijëve tanë territorialë. Liberalizimi i vizave , në terma ekonomik, për ministrin e Brendshëm do të thotë që ekonomia shqiptare dhe qytetarët shqiptarë nuk do të duhet më të shpenzojnë 70 -90 milion euro në vit, duke paguar tarifat konsullore, ne ambasadat e BE-së. Në përgjigje të pyetjeve të studentëve të gazetarisë të Universitetit të Tiranës mbi rolin e opozitës për liberalizimin e vizave dhe për letrën drejtuar Kryekomisionerit Barroso nga Kryetari i Partisë Socialiste Z. Edi Rama, Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u përgjigj se, "më vjen keq por letrën e zotit Rama drejtuar Kryekomisionerit Barroso, disa orë pasi komisioni kishte mbaruar punë me propozimin për liberalizimin e vizave e shikoj si një shfajësim të panevojshëm të zotit Rama". "Në kuptimin thelbësor kam vërejtur me shqetësim përpjekjet për ta vonuar apo për ta dëmtuar qoftë edhe nga ana e imazhit përpjekjen e Shqipërisë për liberalizimin e vizave jo nga opozita në tërësi, por nga eksponentë të rëndësishëm të opozitës.", tha ministri Basha. Ambasadorja e Francës në Tiranë, Maryse Daviet theksoi në këtë forum rolin parësor të medias për informimin e qytetarëve në procesin e integrimit europian dhe levizjen e lirë. "Pa gazetari, nuk ka demokraci", tha ambasadorja Daviet në Forumin "Shqipëria drejt BE, hapja e kufijve për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave". Sipas saj "në Shqipëri ka një numër të madh mediash dhe gazetarësh, por ka shumë pak gazetarë që kuptojnë procesin e integrimit dhe që janë të aftë të informojnë drejt qytetarët". Formimi i gazetarëve në rrugën e demokracisë, sipas ambasadores Daviet "është thelbësore". Ambasadorja Daviet theksoi rëndësinë e informimit të qytetarëve në lidhje me procesin e lëvizjes së lirë dhe integrimit europian. "Qytetarët duhet të informohen se çfarë do të thotë liria e lëvizjes pa viza, cilët janë kufijtë dhe liritë lidhur me këtë proces. Kjo është një punë e madhe që ju duhet t'ua shpjegoni qytetarëve tuaj dhe ta përhapni atë", tha Ambasadorja Daviet, duke vlerësuar rolin e medias në këtë drejtim. Shqipëria, tha Ambasadorja Daviet, "ka shumë media në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës, por kjo nuk do të thotë se meqënëse ka shumë gazetarë në Shqipëri, edhe qytetarët janë të informuar mirë". Sipas saj "ka ndryshime mes medias, gazetarisë dhe informacionit". "Unë i njoh vështirësitë me të cilat përballen gazetarët shqiptarë. Ata duhet të bëjnë rezistencë, të durojnë në këto vështirësi dhe të prezantojnë edhe ato ngjarje, që i pengojnë në kryerjen e punës së tyre dhe dhënien e informacionit", tha Ambasadorja franceze në Tiranë. Ambasadorja Daviet nënvizoi rëndësinë e madhe që kanë agjencitë e lajmeve në Shqipëri. Drejtori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Artur Zheji tha në këtë forum se një nga masat që mund t'a reformojë dhe europianizojë më tej median shqiptare, është monitorimi i vazhdueshëm i difekteve dhe lirive të munguara që ajo ka. "Suksesi më i madh që mund të ketë një shoqëri është kur vendos në qendër diskutimin e lirisë së medias, pasi ky debat është oksigjeni, që çon median një hap më përpara", tha Zheji. Sipas tij "media shqiptare sot përballet me probleme për sa i përket raportit gazetarë-pronarë, që sjell mungesën e përcjelljes së një informacioni profesional dhe me një partitokratizim të mediave". Sipas tij, "përgjithësisht projektohet një realitet i deformuar në mënyrë subjektive". Në këtë drejtim, ai tha se "ATSH mundohet të jetë sa më objektive, me gjithë vërejtjet që mund të ketë". Duke u ndalur te situata e medias në Shqipëri, Zheji tha se "ka një mënyrë jo gjithmonë shumë profesionale në transmetimin e informacionit në Shqipëri". Sipas tij, "gazetarët profesionalisht përgjithësisht janë të mirë, problemi kryesor është mungesa e një kontrate protektive ndaj gazetarëve dhe tek raporti i gazetarëve me pronarët. Nuk është gazetari i keq, por shpeshherë është i udhëzuar sipas interesave të caktuara, që e bëjnë atë të fshehë informacionin dhe t'a deformojë atë". Ndërsa theksoi se ka një tolerancë të madhe ndaj mosdënueshmërisë së gazetarëve, apo mediave që desinformojnë, Zheji tha se në një sistem europian që funksionon, ata që 'mëkatojnë' politikisht në sensin korruptiv e kanë vendin në gjykatë dhe po ashtu, edhe pala mediatike që 'mëkaton' duke hedhur baltë ndaj politikanit. Pa u vendosur këto raporte përgjegjshmërie nga të dyja palët, Zheji shprehu bindjen se "nuk do të ketë standard europian në mediat në Shqipëri". Shqipëria është pjesë e pandashme e Europës historike, tha Zheji duke shprehur bindjen se "shqiptarët shumë shpejt do të kenë mundësi reale të ndjehen qytetarë të Europës, të cilës i përkasin historikisht". Në këtë forum u shpallën emrat e 6 kandidatëve, që me reportazhet e tyre në këtë fushë, fituan vizita studimore në Bruksel dhe Paris. Projekti zbatohet në një konsorcium që bashkon FCI, Fondacionin e Agjencisë Franceze të Lajmeve, Shkollën e Lartë të Gazetarisë në Lille dhe Shoqatën Lindje-Perëndim për Francën. Në Shqipëri ky projekt është mbështetur nga departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës dhe Qendra e Informacionit për BE-në./a.gj/
KOMENTE