Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Halimi: Kosta gënjeu parlamentin, me gjyqe politike në diktaturë
English

Halimi: Kosta gënjeu parlamentin, me gjyqe politike në diktaturë

Tiranë, 28 Maj, NOA – “Vendimi i mazhorancës për rrëzimin e Vangjel Kostës, erdhi nga besimi i saj më i thellë se nuk mund të jenë në krye të drejtësisë shqiptare, tani pas 20 vitesh, gjykatësit apo prokurorët e proceseve politike të diktaturës”.

Kështu e ka shpjeguar edhe një herë në emër të mazhorancës, deputeti Eduard Halimi, votimin kundërshtues në parlament të kandidatit Vangjel Kosta.

Sipas tij, “kryetari i grupit parlamentar të PD-së në takime zyrtare me këshilltarin e Presidentit të Republikës (Spiro Peçi) e ka siguruar kreun e shtetit se mazhoranca nuk do të sugjerojë asnjë kandidat e do votojë çdo kandidat që plotëson kriteret profesionale, por që nuk kanë marrë pjesë në procese politike të regjimit barbar totalitar dhe nuk kanë mbajtur funksione politike gjatë 20 viteve të pluralizmit, qoftë në qeveritë e PS-së apo të PD-së”.

“Së dyti, kjo mazhorancë beson se nuk duhet të jenë në krye të drejtësisë as zyrtarë dhe as ish-zyrtarë politikë të 20 viteve të fundit, pasi kjo do të lëkundte besimin e qytetarëve shqiptarë tek pavarësia e gjyqësorit”, ka shtuar Halimi.

Duke sqaruar konkretisht rastin e Vangjel Kostës, ai tha se “kandidati për anëtar i Gjykatës Kushtetuese gënjeu, mashtroi komisionin parlamentar në seancën dëgjimore, kur mbas pyetjes së deputetëve, nëse ka zhvilluar procese e gjyqe politike”.

“Ndërkohë, rezultoi se zoti Kosta kishte disa të tilla, për më tepër edhe në vitet e grahmave të fundit të regjimit barbar”, sqaroi Halimi.

n.e/NOA

KOMENTE