Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kshh Dënon Dhunën Ndaj Intelektualit Maks Velo
English

Kshh Dënon Dhunën Ndaj Intelektualit Maks Velo

TIRANË, 28 Maj/ATSH/. - Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) dënoi sot aktin e dhunës fizike që një biznesmen ushtroi ndaj intelektualit të njohur Maks Velo, duke e cilësuar atë si një akt brutal që duhet ndëshkuar. Në një deklaratë shpërndarë sot për mediat nga KSHH, thuhet se ushtrimi i dhunës u krye nga një person që zhvillon veprimtari ndërtuese në Tiranë, i cili nuk është mjaftuar vetëm të dhunojë fizikisht, në mëyrë të paramenduar zotin Velo, por edhe e ka kanosur atë për jetën. Dhuna, me sa duket, vijon deklarata, është ushtruar si një kundërpërgjigje ndaj një shkrimi të z.Velo, të botuar në një të përditshme kohë më pare. Dhunuesi në këtë rast kërkon të intimidojnë persona me kurajo civile si z.Velo, i cili siç është e njohur për mbarë opinionin shoqëror, nuk ka hezituar të thotë fjalën e tij si profesionist me integritet, lidhur me çështje të artit, ndërtimit, arkitekturës, etj. Për KSHH, veprimet e mësipërme përbëjnë një sjellje të kundraligjshme, së pari, sepse cenojnë integritetin fizik të një shtetasi dhe së dyti, janë një tentativë për të ndalur ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes". Nga ana tjetër, Policia e Tiranës njoftoi mbrëmë se ka arrestuar një person të dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj intelektualit Maks Velo. Sipas njoftimit të policisë, pasi ka lexuar në media se Maks Velo është dhunuar nga një biznesmen, policia ka kontaktuar Velon dhe i ka marrë atij një kallëzim për ngjarjen. Sipas policisë, "Maks Velo në kallezimin e tij ka deklaruar se është fyer, kanosur dhe goditur për shkak të publikimit në një media të shkruar të një artikulli më datë 11.03.2010". Pas kallëzimit, policia arrestoi biznesmenin Shpëtim Dama, 50 vjeç, me banim në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale të "Kanosjes" dhe "Dëmtime të tjera me dashje". /a.m/a.ke/
KOMENTE