English

Kukës, Bllokohen Tre Automjete Me Viça Kontrabandë

KUKËS, 28 Maj/ATSH-R.Hoxha/.- 3 automjete me viça kontrabandë u bllokuan sot në mbrëmje nga forcat e policisë të Qarkut të Kukësit. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se sot në mbrëmje, në afërsi të tunelit të Kalimashit, në autostradën Durrës-Kukës-Morin, u bllokuan e sekuestruan 3 automjete, 2 kamionë dhe një furgon, me të cilët transportoheshin mbi 20 krerë viça, pjesa më e madhe e të cilave janë futur kontrabandë në Shqipëri nga Kosova. Ndërkohë, nga eksperti veterinar është vërejtur se 8 prej viçave janë të racës serbe, gjë që ka shtuar dyshimin e ndonjë rrjeti të kontrabandës në linjën Serbi - Kosovë-Shqipëri. Po ashtu, janë ndaluar edhe poseduesit e këtij malli, 4 persona nga rrethi i Kukësit, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur./s.s./
KOMENTE