Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kulture/ Ndahen Çmimet Kult 2010
English

Kulture/ Ndahen Çmimet "Kult 2010"

TIRANË, 28 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Në aktivitetin për ndarjen e çmimeve "Kult 2010" të organizuar mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB) nga Akademia "Kult", u nderuan me çmime 11 personalitete të arrtit, letërsisë, përkthimit, aktrimit, kinematografisë, të përzgjedhur ndër 44 artistë e krijues, etj, që përgjatë një viti kanë treguar vlera dhe risi në artin dhe kulturën shqiptare. Në një mbrëmje Gala, organizatorët shpallën për të gjashtin vit radhazi, 11 personalitetet më të mira të vitit 2009, në letërsi, përkthim, art pamor, aktrim, kinematografi dhe ndanë dhe 2 çmime speciale për aktoren e skenës, Drita Pelingu dhe për këngëtaren Vaçe Zela. Si "Aktori më i mirë 2010" u nderuan Vasjan Lami me rolin Garibaldit te shfaqja "Forca e zakonit" dhe Yllka Mujo, me rolin e Filumenës tek "Filumena Marturano". Trofeun " Regjisori më i mirë, 2010" e mori Kushtrim Bekteshi me dramën "Kush ka frikë nga Virxhinia Woolf". Shpresa Beka u shpall "Interpretuesja lirike më e mirë, 2010" në rolin e Adalgizës te opera "Norma". Genc Shkodrani rrëmbeu trofeun si "Skenaristi më i mirë 20010" për operën "Norma". "Artiste më e mirë e artit pamor 2010" u shpall Najada Hamza për ekspozitën personale "28 maj". Kujtim Prodani mori trofeun "Albumi më i mirë muzikor 2010" titulluar "Me sytë nga Dera". Çmimin si "Instrumentistja më e mirë 2010" e mori pianistja Merita Rexha për koncertin recital me pjesë nga Robert Schumann. Çmime u ndanë për botimet artistike, përkthimet dhe botimet studimore. Çmimi për "Botimi më i mirë 2010" iu dha autorit Bashkim Shehu për romanin "Mozart me vonesë". Aurel Plasari mori çmimin si "Përkthyesi më i mirë 2010" për librin "Poezi' të Anna. A. Ahmatova, ndërsa "Botimi studimor më i mirë 2010", u vlerësua "Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare" i Ferid Dukës. Pika kulminante përveç të vlerësuarve u bënë dhe të ftuarit, ku mbrëmjen e çmimeve "Kult 2010" e nderoi solistja e Teatrit Bolshoi të Moskës, Helena Ajushjeva, që përshendeti me një pjesë nga opera "La Bohem". Si çdo vit, puna për përzgjedhjen e fituesve të cmimeve "Kult" ka nisur në fillim të vitit për evidentimin e të gjitha aktiviteteve kulturore dhe artistike të zhvilluara gjatë 2009-tës në Shqipëri./n.m/
KOMENTE