Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luan Rama: Vendimi për vizat, premtim elektoral i LSI
English

Luan Rama: Vendimi për vizat, premtim elektoral i LSI

Tiranë, 28 maj, NOA – Vendimi i Kolegjit të Komisionerëve të BE për rekomandimin e vizave për Shqipërinë është cilësuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim si përmbushje e premtimi elektoral të saj.

“Ky vendim dëshmon faktin se është bere një pune e shkëlqyer për përmbushjen e te gjitha detyrimeve. Angazhimi politik i LSI-së ne qeverisje dhe përmbushja me seriozitet e standardeve që kërkonte ky proces kanë qenë zgjedhja e duhur dhe investimi më i rëndësishëm, ç’ka përbën edhe përmbushjen e njërit prej premtimeve elektorale të LSI-së”, u shpreh sot Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Në një konferencë për mediat, Rama i bëri thirrje dhe opozitës që të kontribuojë për procesin e heqjes së vizave duke e cilësuar atë si një mision të politikës për gjithë shqiptarët.

“Në emër të LSI-së unë gjej rastin të bëjë apel dhe të ftojë gjithë faktorët dhe aktorët politik të vendit, pavarësisht në qeverisje apo pozitë, që të vazhdojnë kontributet konstruktive, të vazhdojnë kontributet pozitive në të mirë të procesit të pakthyeshëm të evropianizimit të Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas tij vendimi i Këshillit të Komisionarëve të Bashkimit Europian, i hap rrugën një procesi të pakthyeshëm që i bën shqiptarët të ndjehen më pranë Europës.

Duke mbetur në kontributin e LSI-së në qeverisje, Rama u shpreh se angazhimi politik i LSI-së ne qeverisje kanë qenë investimi më i rëndësishëm.

m.xh/NOA

KOMENTE