English

Njoftim për ndarjen e "Çmimit AIITC 2009”

Nesër, me datë 29 maj 2010, ora 11:00, në Hotel Rogner Europapark, do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së "Çmimit AIITC 2009”, e organizuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam.

Ky çmim ka në fokus krijimtarinë e vitit që lëmë pas dhe distanca kohore e ceremonisë bëhet me qëllim të shkëputjes emocionale dhe gjykimit objektiv nga ana e jurisë përzgjedhëse për tri kategoritë kryesore të konkurrimit.

Janë rreth 90 konkurrentë, të cilët presin nesër kurorëzimin për njërin nga tre çmimet e mëposhtme:

1. Librin më të mirë në fushën e shkencës dhe kulturës islame. (Shpërblimi: 3000 $ dhe medalje argjendi).

2. Peizazhin më të bukur në penelat e piktorëve shqiptarë. (Shpërblimi: 1500 $ dhe medalje argjendi).

3. Krijimtarinë më të mirë nga moshat e reja në prozë dhe poezi me tematikë "E bukura në shpirt dhe në jetë". (Shpërblimi: 500 $ dhe medalje argjendi).

Marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve, ministri i MTKRS-së, Z. Ferdinand Xhaferri, përfaqësues të Akademisë së Shkencave nga Shqipëria e Kosova, përfaqësues të universiteteve të ndryshme, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

PROGRAMI

Ceremonia e shpalljes së Fituesve të Çmimit AIITC 2009

E shtunë 29-05-2010, ora 11.00

Vendi: Hotel Rogner Europa Park, Salla Apollonia

Programi i aktivitetit

Ora: 10:30-11:00 Pritja e vizitorëve

Ora: 11:00-11:10 Dokumentar mbi Çmimin AIITC

Ora: 11:10 Fillimi i veprimtarisë

Përshëndetjet

Dr. Ramiz Zekaj, Drejtori i AIITC

Ferdinand Xhaferri, Ministër i MTKRS

Muzikë instrumentale e interpretuar me fyell nga maestro Linor Hasani

Fjala e Jurive

Fjala e Prof,Dr Xhevat Lloshi

(Për librin më të mirë të vitit në fushën e kulturës shkencës dhe artit islam)

Dhënia e çmimeve për librin më të mirë

Fjala e Prof, Dr Ali Oseku

(Për Peisazhin më të mirë nga penelat e piktorëve shqiptarë)

Dhënia e çmimit për peisazhin më të bukur

Fjala e Prof,Dr Arian Kadiu

(Për krijimtarinë më të arrirë nga moshat e reja në prozë, me tematikë “E bukura në shpirt dhe në jetë”)

Dhënia e medaljeve dhe çertifikatave

Muzikë instrumentale me fyell interpretuar nga maestro Linor Hasani

Kokteil në mjediset e Hotel Rogner Europa Park

Njoftim për mediat

ÇFARË – Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) organizon për të katërtin vit radhazi ndarjen e çmimeve për shkencën, letërsinë dhe artin pamor shqiptar. Rreth 90 konkurrentë janë në garë për të marrë trofetë për tri kategori kryesore:

1. Librin më të mirë në fushën e shkencës dhe kulturës islame.

2. Peizazhin më të bukur në penelat e piktorëve shqiptarë.

3. Krijimtarinë më të mirë nga moshat e reja në prozë dhe poezi me tematikë "E bukura në shpirt dhe në jetë".

Përveç medaljeve, fituesit do të marrin edhe shpërblime në vlerë monetare, përkatësisht për librin më të mirë akordohen 3000 $, për pikturën më të bukur jepen 1500 $ dhe për fituesin e krijimtarisë së moshave të reja akordohen 500 $.

KUSH – Aktiviteti do të hapet me përshëndetjet e drejtorit të AIITC, Dr. Ramiz Zekaj, si dhe ministrit të MTKRS, Z. Ferdinand Xhaferri.

Disa nga personalitetet që do të akordojnë çmimet do të jenë prof. Dr. Xhevat Lloshi, prof. Dr Ali Oseku dhe Prof. Dr Arjan Kadiu.

KUR – E shtunë, dt. 29.05. 2010, ora 11:00.

KU - Hotel Rogner Europapark, salla Apollonia.

PSE – Mision qendror i çmimeve AIITC është stimulimi dhe motivimi i krijuesve shqiptarë për prurjet e tyre artistike e shkencore, të cilat gjykohen me objektivitet të plotë nga juria profesioniste për secilën kategori të çmimit.

Tashmë është kthyer në traditë të konsoliduar “Çmimi AIITC”, i organizuar çdo vit nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, i cili ka në fokus krijimtarinë e vitit që lëmë pas. Elementi kronologjik sipas viteve, bën edhe ndarjen midis krijimtarisë që merret në gjykim, ndërsa distanca kohore e ceremonisë bëhet me qëllim të shkëputjes emocionale dhe gjykimit objektiv nga ana e jurisë përzgjedhëse.

Për më shumë informacion jeni të mirëpritur të kontaktoni në adresat e mëposhtme:

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam

Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization (AIITC)

Rr. Ali Demi, Nr. 14/1, P.O. Box 2905, Tirana, Albania

Tel: +355 4 2382 156; Tel & Fax: +355 4 2340 089; Mobile: +355 67 20 63 709

Email: contact@aiitc.org, aiitc@albaniaonline.net; Web: www.aiitc.org

KOMENTE