English

NOA e fundjavës - Dalin prezervativë të vegjël për të rinjtë, shkaqet

Zvicër, 29 Maj NOA – “Help AIDS” në Zvicër në bashkëpunim me shoqërinë Lamprecht SA kanë hedhur në treg prezervativë të rinj të zhvilluar të cilët janë realizuar posaçërisht për të rinjtë dhe janë më të vegjël.

Kjo nismë ka si qëllim mbrojtjen e të rinjve nga sëmundjet të cilat merren si pasojë e kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

“Janë prezervativë më të vegjël, tepër të rehatshëm dhe shumë më të sigurt”, - deklaroi Sidonja Jehli e cila është një punonjëse e Help AIDS në Zvicër.

Ky projekt i cili tashmë është realizuar ka filluar me shpërndarjen e këtyre lloj prezervativëve në ambientet e shkollave ku përgjegjësit kanë pohuar në lidhje me këtë fakt se zgjedhja e tyre në masën e duhur është një masë mbrojtëse më e sigurt për të rinjtë.

Ato do të shpërndahen nëpër pako dhe gjithashtu mund të blihen dhe nëpërmjet internetit në dyqanin e Help AIDS zviceran.

r.b/NOA

KOMENTE