English

Pakistan - Ushtria Çliron Pengjet E Sulmeve Në Dy Xhami

ISLAMABAD, 28 maj /ATSH-ANSA/ - Ushtria pakistaneze njoftoi se ka çliruar të gjithë pengjet që ishin bllokuar nga komanda terroriste në dy xhamitë e Lahores. Sulmi, realizuar nga militantë të lëvizjes Tehrik-i-Taliban Pakistan (TTP) me granata dhe armë automatike, zgjati të paktën dy orë, me një bilanc prej rreth 70 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. /e.v/
KOMENTE