Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 28 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të premten: Gazeta " Koha Jonë" VENDIMI HISTORIK, SHQIPTARËT PA VIZA - Komisioni Evropian, ashtu sic pritej shpalli dje zyrtarisht rekomandimin për të hequr vizat ndaj shtetasve shqiptarë në të gjitha vëndet e BE. Komisionerja e Bashkimit Evropian për cështjet e brendshme, Malmstrom, tregon procedurat e mëtejshme për lëvizjen e lirë. Tituj të tjerë: Berisha:Vendimi për vizat , premtimi ynë i mbajtur Kryesocialisti Edi Rama mbështet vizat, pasi ato u hoqën Gazeta " Shqip" KUSHTETUESJA, TOPI PËRBALLË PD- Deputeti i PD-së Alibeja , flet për zëvendësimet që priten në Gjykatën Kushtetuese:Presidenti të pezulloj përtëritjen.Dekretimi i tre anëtarëve të tjerë, një debat i ri ligjor e politik Tituj të tjerë: Brukseli i jep "OK" për vizat mbeten disa detyra shtëpie Koncesioni, prokuroria fillon hetimet Gazeta " Panorama" DELEGACIONI I BE, NEGOCIATA PAS MESNATE ME EKSPERTËT E PD E PS- Katër ekspertët e Komisionit Europian janë kthyer dje në Bruksel pa dhënë asnjë koment për mbarëvajtjen e takimeve me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës.Takimet e gjata me Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS, Rama, janë pasuar nga një tjetër tryezë në ambientet e Komisionit Europian në Tiranë. Tituj të tjerë: KE:Shqipëria pa viza por me tre kushte, Rama letër Barrosos:Mos u ndiko nga kriza Berisha:Gati plotësimi i tre kushteve Gazeta " Shekulli" BE: 3 KUSHTET PËR HEQJEN E VIZAVE - KE vendosi dje liberalizimin e vizave me Shqipërinë pas plotësimit të tre kushteve.Pas miratimit nga kolegji i komisionerëve, Komisioni Europian konfirmoi dje hyrjen në fuqi të propozimit të këtij institucioni për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Tituj të tjerë: Kriza politike, zgjidhjen e jep Brukseli Lohan:Tani vizat janë në dorën tuaj Gazeta Shqiptare VIZAT PËR BE :SHQIPTARËT LIRSHËM NË EVROPË, PS-PD:VENDIM HISTORIK - Komisioni Evropian propozoi që qytetarët Shqipërisë dhe të Bosnje-Hercegovinës të udhëtojnë pa viza me pasaporta biometrike ne vendet Shengenit.Vendimi i marrë nga Kolegji i Komisionit u bë publik dje në orën 12:00 zyrtarisht nga ana e Komisioneres së BE-së për Punët e Brendshme, Cecilia Malstrom Tituj të tjerë: Dështon delegacioni i BE, një tjetër takim Rama-Berisha në Strasburg Justifikimi "NATO, 5 anije turke në brigjet shqiptare Gazeta "Rilindja Demokratike" HIQEN VIZAT, BIE MURI QË NA NDANTE ME EUROPËN - Menjëherë sapo të plotësohen tre kushtet e vëna nga Komisioni Europian , vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë do të merret në mënyrë të shpejtë. Komisionerja e BE-së Malstrom e cilësoi propozimin e Komisionit Evropian si një vendim tepër pozitiv për qytetarët shqiptarë. Tituj të tjerë: Berisha: Mbajtëm premtimin para shqiptarëve, nuk ndalemi Fule:Vendimi i BE, meritë e reformave të qeverisë Gazeta "Zëri i Popullit"- VIZAT ENDE PA DATË - KE - Berishës:Luftë korrupsionit dhe krimit.Rama letër Barrosos:Mbështesim liberalizimin , jo peng i krizës. Tituj të tjerë: BE, Ashton:Ngërci poltik, pengesë për reformat PPE, Kassoulides:Presim konsensus për zgjidhjen Gazeta " Integrimi" : VENDIMI HISTORIK, EUROPA HAP DYERT PËR SHQIPTARËT - Zyrtarizimi i vendimit nga Komisioni Evuropian parashikon një sërë proceduarsh që do të zhvillohen deri në heqjen finale të vizave. Komisioni Europian ka publikuar dje të gjitha detajet dhe procedurat që do të pasojnë marrjen e këtij vendimi. Tituj të tjerë: Meta:Liberalizimi i vizave, vlersim për punën e qeverisë. Fule:Heqja e vizave do të bëjë më të prekshme perspektivën evropiane. /a.g/
KOMENTE