English

Prostituonte për 3 mijë lekë, policia kap natën në hotel të kërkuarën 19-vjeçare

Durrës, 28 Maj, NOA – Tre mijë lekë ka qenë çmimi i natës së sotme, për një 19-vjeçare e cila ia kishte falur trupin e saj një personi në një nga hotelet e qytetit bregdetar të Durrësit.

E ndërsa rezultonte edhe e shpallur në kërkim prej forcave të policisë së këtij qyteti që nga data 04.09.2008 pasi ishte larguar nga banesa, vajza është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion në orët e mesnatës duke u gdhirë dita e sotme.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se vajza e ndaluar mban inicialet XH.U., është 19 vjeç dhe banuese në fshatin Sukth të Durrësit, e paarsimuar.

Arrestimi i saj u bë pasi në mesnatën e sotme është kapur në flagrancë tek hotel “Riviera” në lagjen 14 të qytetit të Durrësit, duke ushtruar prostitucion kundrejt fitimit prej 3.000 lekë me një person që mësohet se mban inicialet G.F.

Ndërkaq, thuhet më tej se kjo vajzë ishte shpallur në kërkim nga drejtoria e Policisë së Durrësit që dy vjet më parë pasi rezultonte e larguar nga shtëpia e saj.

Materialet përkatëse për veprën penale të “Ushtrimit të prostitucionit”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE