Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba Dënon Sulmet Kamikaze Në Dy Xhamitë E Lahores Në Pakistan
English

Shba Dënon Sulmet Kamikaze Në Dy Xhamitë E Lahores Në Pakistan

UASHINGTON, 28 maj /ATSH-AFP/ - SHBA-ja dënoi sot sulmet e njëpasnjëshme të ndodhura gjatë pjesës së parë të ditës në dy xhami të minoritetit ahmadi, në qytetin pakistanez Lahore, ndërkohë që bilanci i viktimave nga sulmet arriti në rreth 80 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. ''E dënojmë këtë dhunë të përgjakshme kundër personave të pafajshëm. Dënojmë gjithashtu çdo lloj dhune, e cila ka si shënjestër cilindo grup fetar apo sekt besimi, ndër të cilët edhe komuniteti ahmadi", deklaroi gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley. Sot rreth 70 persona, sipas bilancit fillestar, mbetën të vdekur sot dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga disa sulme dhe atentate të njëpasnjëshme, të kryera nga disa kamikazë në dy prej xhamive të një sekti minoritar islam në Lahore, qytet lindor i Pakistanit, njoftoi sot një zyrtar i bashkisë së Lahores, gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt në një prej televizioneve lokale pakistaneze./ /i.p/
KOMENTE