English

Shkodër: Grabitja E Trenit, Ndalohet Një Minoren, Shpallet Në Kërkim Një Adoleshent

SHKODËR, 28 Maj/ATSH-G. Marku/ - Policia ka ndaluar një minoren, të dyshuar si njërin nga grabitësit e trenit në linjën Podgoricë-Shkodër dy ditë më parë, ndërsa një person i tjetër është identifikuar dhe shpallur në kërkim për të njëjtën ngjarje, bën të ditur policia lokale. Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë në Shkodër, Fatbardha Çelepia "është ndaluar Lorenc Rushaj, 15 vjeç, i cili ndiqet në gjendje të lirë". Sipas saj, ku person së bashku me Kristian Lumaj, 19 vjeç, të dy nga fshati Ivanaj i rrethit Malësi e Madhe akuzohen se kanë hipur mbi tren në ecje e sipër dhe kanë shkëputur 7 vagona, prej të cilave kanë vjedhur materiale metalike, skrap, të cilat i tranportonte treni. "Lumaj është shpallur në kërkim", bëri të ditur Policia./ch/
KOMENTE