Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Besnik Hasi Refuzon Pankinën E Cercle Bruzh
English

Sport-Futboll/ Besnik Hasi Refuzon Pankinën E Cercle Bruzh

TIRANË, 28 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, ka refuzuar ofertën e zyrtarëve të klubit Cercle Bruzh për të marrë drejtimin e kësaj skuadre. 38-vjeçari ishte zgjidhja e parë e kryesisë së klubit për të zëvendësuar trajnerin Glen de Boeck që dha dorëheqjen javën e kaluar. Menjëherë pas dorëheqjes së tij, drejtuesit e Cercles kanë kontaktuar Hasin. Pas refuzimit të Hasit, Cercle për trajner ka zgjedhur Bob Petersin. Aktualisht, kosovari Hasi është ndihmëstrajner i parë në klubin më të madh belg, Anderleht. "Unë isha kandidati i parë për trajner të Cercles. Natyrisht, interesimi i tyre më nderon, por unë kam edhe dy vite kontratën me Anderlehtin. Për këtë arsye kam refuzuar ofertën e tyre", ka thënë Hasi për mediat belge. Hasi e mbylli karrierën si futbollist pikërisht në skuadrën e Cercle Bruzh. Për këtë skuadër luajti në edicionin 2007/2008. Më pas iu bashkua stafit teknik të Anderlechtit. Hasi këtë edicion me Anderlehtin ka fituar titullin e kampionit të Belgjikës. Si futbollist ka luajtur edhe për Anderlechtin, Genkun e Lokerenin në Belgjikë. Karrierë ka bërë edhe në Gjermani, Kroaci e Kosovë. /a.ke/
KOMENTE