Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Vendimi për vizat, lajmi më i bukur në jetën time politike!
English

Topalli: Vendimi për vizat, lajmi më i bukur në jetën time politike!

Tiranë, 28 maj, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e vlerësoi vendimin për heqjen e vizave si një nga ngjarjet më të rëndësishme për vendin. Duke ju referuar deklaratës së Komisoneres Malmstrom, Topalli u shpreh se BE-ja ka vlerësuar dhe arritjet e qeverisë.

Nga ana tjetër ajo i ka shprehur keqardhjen që opozita nuk ka bashkëpunuar aq sa duhet për mundësuar liberalizimin e vizave në një kohë më të shpejt. “Unë shpreh keqardhjen që kolegët e tjerë nuk kanë bashkëpunuar për të qenë edhe ata pjesëtarë të këtij kontributi për të rinjtë dhe të rejat, por edhe për gjithë shqiptarët”, tha ajo.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u bëri këto deklarata gjatë një takim me studentë të Fakultetit Juridik dhe të Shkencave Politike në Tiranë, ku ju përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve.

Zonja Kryetare a keni një koment lidhur me propozimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave?

“Gjatë dy viteve të fundit janë marrë vendime të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, aplikimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat, 26

nëntori, 18 dhjetori, marrja e pyetjeve, dorëzimi i përgjigjeve. Por në 20 vite, vendimi i djeshëm i komisioneres Malmstrom është vendimi më i rëndësishëm, më i mirëpritur, është lajmi më i bukur që ndonjëherë shqiptarët kanë pasur në jetën e tyre. Jemi një komb i cili ka një shekull që është i izoluar, jemi një komb që kemi moshën më të re, ku 60 % e popullsisë është nën 35 vjeç. S’ka gjë më të bukur për këto të rinj dhe të reja, për këto studentë që me këtë vendim e shohin veten si të gjithë të rinjtë e tjerë të europës, si të gjithë qytetarët e tjerë, si gjithë studentët e tjerë, të cilët mund të lëvizin pa viza. Ky është lajmi më i bukur, unë në jetën time politike, por jo vetëm politike nuk kam ndjerë veten më të gëzuar dhe më krenare se sa dje, kur të gjithë shqiptarët kanë ndjekur live vendimin e komisioneres Malmstrom për lëvizjen e lirë, për të hequr vizat dhe për të bërë që ne shqiptarët, këta të rinj, këta studentë, si gjithë studentët e tjerë në të gjithë Shqipërinë të konsiderohen të barabartë për të lëvizur në hapësirën Shengen. Unë i bëj urimet më të mira të gjithëve!

Çfarë roli ka opozita në këtë proces dhe një koment lidhur me letrën e zotit Rama dje drejtuar zotit Barroso?

Pa dyshim që ky vendim ka ardhur pas një pune titanike, ashtu siç tha edhe komisionerja Malmstorm, të qeverisë, të Parlamentit, që në këto muaj, ka bërë një punë më të madhe se asnjëherë tjetër, ligje themelore që kanë bërë, që dje, të merrej ai vendim, ka qenë ligji i antimafias, ka qenë ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, ka qenë marrëveshja juridiksionale me të huajt për çështjet penale, ligji për mbrojtjen kundër diskriminimit, ligji apo moratoriumi i skafeve, e të tjera e të tjera, të gjitha këto garanci, të cilat, përveç arritjeve të tjera, bënë të mundur që dje të merrnim lajmin e madh.

Ligje të miratuara gjatë mungesës së opozitës...

Unë shpreh keqardhjen që kolegët e tjerë nuk kanë bashkëpunuar për të qenë edhe ata pjesëtarë të këtij kontributi për të rinjtë dhe të rejat por edhe për gjithë shqiptarët. Gjithsesi, lajmi është për të gjithë shqiptarët, lëvizja e lirë është ëndrra e të gjithë shqiptarëve, nuk ka një komb që të ketë qenë një shekull i izoluar si shqiptarët, nuk ka një komb tjetër që ta dojë lirinë, dhe liria përveç dimensioneve të tjera konsiston së pari në lëvizjen e lirë, në mundësinë, në lirinë për të lëvizur përtej kufijve të Shqipërisë, për të shkuar në të gjithë hapësirën Shengen. Këta fëmijë, këta të rinj janë europianë dhe janë rraca më e bukur në botë. Ata e meritojnë!

FUND

KOMENTE