Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vëzhgim/ Kaos Në Trafik, Bllokohen Rrugët E Tiranes
English

Vëzhgim/ Kaos Në Trafik, Bllokohen Rrugët E Tiranes

TIRANË, 28 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Trafiku i rënduar është rikthyer sërish sot në rrugët e kryeqytetit dhe sërisht shkak janë punimet në sheshin "Skënderbej" dhe nisja e fazës së dytë të tyre nga Bashkia e Tiranës, duke devijuar trafikun. Sipas planit të Bashkisë, "makinat nuk do të futen për në qendër nga rrugët kryesore si rruga e Durrësit, ajo e Kavajës, apo edhe rruga që vjen nga Stacioni i Trenit, por vetëm nga rruga e Gjykatës së Lartë". Për pasojë, gjithçka ka bllokuar edhe akset e tjera rrugore nëpër Tiranë, që lidhen ose jo drejtpërdrejt me sheshin "Skënderbej". Kështu, mijëra qytetarë e kanë parë veten të bllokuar si asnjëherë tjetër, kur nuk mundën të lëvizin me makinë thuajse në të gjithë akset kryesore të kryeqytetit, që u gjend e paralizuar nga trafiku i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban. Kaosi që nisi në orët e para të mëngjesit, po vijon të rëndohet akoma më shumë me kalimin e orëve. Të mbërthyer në këtë trafik të tmerrshëm, mijëra vetë nuk mundën sot të mbërrinin në kohë në vendet e punës apo destinacionet e tjera. Por dhe në raste emergjencash, qytetarët rrezikojnë deri dhe jetën për shkak të vonesave të shumta nga bllokimi i rrugëve. Ndërsa Bashkia ende nuk bën të ditur se sa do të zgjasë ky devjim, punimet në sheshin "Skënderbej" janë shtrirë thuajse në çdo cep të tij, madje dhe në hapësirat që rrethojnë qendrën. Dhe ndërsa ky kaos vazhdon, qytetarët e Tiranës janë më të alarmuar, pasi qëndra do të vijojë të mbetet e bllokuar edhe pas perfundimit të punimeve, sepse parashikohet të jetë vetëm për këmbësorë. Dhe në kushtet kur ende nuk ka asnjë projekt për rregullimin e trafikut, për të gjithë mbetet paniku i sfidës për lëvizjet me makinë në akset kryesore të kryeqytetit./n.m/
KOMENTE