English

Ashton Përshëndet Marrëveshjen E Arritur Për Çarmatimin Bërthamor

BRUKSEL, 29 maj /ATSH-AFP/ - Shefja e Diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton përshëndeti sot marrëveshjen e arritur në konferencën për shqyrtimin e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve bërthamore (TNP), që ka të bëjë veçanërisht me çarmatimin dhe krijimin e një zone përjashtimi të armëve bërthamore në Lindjen e Mesme. "Përshëndes me entuziazëm konsensusin e arritur nga konferenca për shqyrtimin e Mospërhapjes së Armëve bërthamore (TNP)'', deklaroi ajo në një komunikatë. Konferenca miratoi dje me konsensus një deklaratë përfundimtare prej 28 faqesh që parashikon katër plane veprimi për secilën nga tre shtyllat e Traktatit, çarmatimi, verifikimi i programeve bërthamore kombëtare për të siguruar se ato janë paqësore dhe përdorimi paqësor i energjisë atomike, si dhe për Lindjen e Mesme pa armë bërthamore. Dokumenti i miratuar parashikon organizimin në vitin 2012 të një konference ndërkombëtare në të cilën mendohet të marrin pjesë të gjitha shtetet e rajonit dhe që pritet të çojë në krijimin e një zone të tillë, gjë që përfshin praninë e Izraelit dhe të Iranit./ /ec/
KOMENTE