Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Benini Do T'U Bashkohet Vendeve Që Kanë Njohur Pavarësinë E Kosovës
English

Benini Do T'U Bashkohet Vendeve Që Kanë Njohur Pavarësinë E Kosovës

PRISHTINË, 29 Maj /ATSH-B. Jashari/.- Republika e Beninit pritet të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme i Beninit, Jean-Marie Ehouzou, ka garantuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, gjatë një takimi në Francë, në kuadër të Konferencës Ministrore të Organizatës së Frankofonisë, se "Benini do t'u bashkohet vendeve të tjera që kanë njohur pavarësinë e Kosovës", duke shtuar se "Benini është në krah të Kosovës". Zyra e shtypit e MPJ-së të Kosovës bëri të ditur se ministri Hyseni gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme te Beninit, Jean-Marie Ehouzou, ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar edhe rëndësinë e kësaj njohje për Kosovën dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit./s.s./
KOMENTE