Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cercone: Shqiptarët Do Udhëtojnë Pa Viza Në Vendet E Be-Së Nga Vjeshta E Këtij Viti
English

Cercone: Shqiptarët Do Udhëtojnë Pa Viza Në Vendet E Be-Së Nga Vjeshta E Këtij Viti

- Në një intervistë për Deutsche Welle - TIRANË, 29 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Michele Cercone, shef i kabinetit të Komisioneres së BE, Sesilia Malmstrom, deklaroi dje për Deutsche Welle se "shqiptarët do të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së nga vjeshta e këtij viti". Shefi i kabinetit të Komisioneres Malmstrom theksoi se Shqipëria ka bërë progres në arritjen e standardeve të kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave. "Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në përmirësimin e masave të sigurisë së pasaportave, kontrollit kufitar dhe kuadrit institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin", tha Cercone. Sipas tij "heqja e vizave është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE". Për sa i përket kushteve shtesë që duhet të plotësojë Shqipëria për të përfituar liberalizimin e vizave, Cercone tha se "plotësimi i këtyre tre kërkesave shtesë është shumë i rëndësishëm për një vendim pozitiv". Sipas tij "Komisioni Evropian do të monitorojë përmbushjen e tyre gjatë kësaj vere, që të sigurohet për këtë". "Shqipërisë i duhet të shënojë përparime edhe në tre drejtime: në zbatimin e një strategjie dhe politike që mbështet ri-integrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer nga vendet e BE në atdheun e tyre dhe zbatimin në mënyrë aktive dhe efikase të kuadrit ligjor për të konfiskuar asetet e vëna nga krimi i organizuar. Drejtimi i tretë ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe financiare për të zbatuar me efikasitet kuadrin ligjor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", tha ai. Komisioni Evropian vlerëson përparimin që ka bërë Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina në arritjen e standardeve të kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave, tha më tej Cercone, duke shtuar se "heqja e vizave nuk duhet të krijojë probleme për vendet e BE-së". "Misioni monitorues do t'i japë Këshillit të Ministrave të BE dhe Parlamentit Evropian një vlerësim të qartë dhe në detaje për përparimin e arritur në këto tre drejtime. Nëse kjo do të ndodhë ka shumë të ngjarë që Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian t'i i japin këtij propozimi, në vjeshtën e këtij viti, dritën e gjelbër", tha ai. Cercone sqaroi se "liberalizimi i vizave heq detyrimin për të aplikuar për një vizë afatshkurtër të personave që kanë pasaportë biometrike dhe u jep atyre të drejtën për të udhëtuar dhe hyrë në vendet e BE-së dhe të hapësirës Shengen, kryesisht për qëllime turistike, për një periudhë tremujore pa patur nevojë për vizë". Ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, tha Cercone, duke shtuar se "liberalizimi i vizave nuk krijon mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj në një vend anëtar të BE-së". "Pas liberalizimit të vizave, qytetarët shqiptarë nuk kanë mundësi të vendosen apo të punojnë në vendet e BE-së dhe në ato të hapësirës Shengen", tha ai. /f.n/
KOMENTE