Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Festivali Nderkombetar I Dancit Modern, 22 Shfaqje Ne Kater Jave
English

Durres: Festivali Nderkombetar I Dancit Modern, 22 Shfaqje Ne Kater Jave

-Pionieri i koreografisë Panajot Kanaçi nderohet me Çmimin e Karrierës (pas vdekjes)- DURRES, 29 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Performanca "No.Thing" e kompanisë teatrore zvicerane "Linga" ka përmbyllur mbrëmjen e kaluar edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Kontemporan, që u zhvillua për katër javë kryesisht në qytetin e Durrësit, dhe njëherazi edhe në Tiranë dhe Fier. Në ceremoninë përmbyllëse, zëvëndësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku, vlerësoi veprimtarinë tradicionale ndërkombëtare që po zhvillohet çdo vit në qytetin bregdetar, duke e renditur atë mes eventeve më të rëndësishme artistike që mbështeten nga MTKRS. "Ky Festival, që përbën një risi në hartën e veprimtarive që zhvillohen në vendin tonë, ka nxitur kultivimin e kërcimit modern edhe në shkollat tona të specializuara", tha znj. Turku, duke vlerësuar edhe punën e kompanisë shqiptare të teatrit alternativ "Albanian Dance Theatre". "Durrësi bën pjesë në planet më të rëndësishme të zhvillimit turistik që po ndërmerr qeveria shqiptare, shtoi më pas Turku, duke nënvizuar impaktin e madh që kanë veprimtari të këtij lloji në imazhin e vendit. Drejtori artistik i Festivalit, Gjergj Prevazi, në emër të organizatorëve nderoi me Çmimin e Karrierës (Pas vdekjes) Pionerin e koreografisë shqiptare, Panajot Kanaçi, me motivacionin "Për kontributin e shquar në krijimin dhe zhvillimin e baletit kombëtar shqiptar; në krijimtarinë koreografike dhe në prezantimin e vlerave më të mira të vallëzimit tonë në skenën ndërkombëtare". Më pas, ai tha se që nga 1 maji kur startoi edicioni i pestë i këtij Festivali, janë dhënë me sukses 22 sfaqje në skenat e teatrit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, në atë "Black Box" të Akademisë së Arteve dhe të teatrit "Bylis" të Fierit, si dhe në mjediset e Qendres tregtare City Park. Publiku i shumtë që ka ndjekur rregullisht shfaqjet e këtij festivali ka duartrokitur gjatë performancën "No.Thing" të kompanisë teatrore zvicerane "Linga", e cila drejtohet nga koreografët me përvojë Marco Cantalupo dhe Katarzyna Gdaniec. Balerinët Durand, Koiama, Gernez, Kim, Lebhar dhe Urvoy, për 70 minuta radhazi kërkuan t'i japin përgjigje pyetjes: A mundet që një lëvizje të gjenerojë emocion në këto kohë thjesht sipërfaqësore ku jetojmë? Efektet e dritave të përgatitura nga Bert de Raeymaecker dhe kolona zanore "Withaut sinking" seleksionuar dhe përshtatur nga Hildur Gudnadottir, i dhanë performacës së trupës Linga përmasa profesionale dhe artistike me vlera të mëdha. Artistë të njohur që kishin ardhur enkas nga Tirana për të ndjekur shfaqjen e fundit të kësaj veprimtarie me traditë, vlerësuan trupat me famë evropiane që përformojnë në Festivalin e Dancit në Durrës. Në këtë edicion jubilar që për herë të pare u "shtri" në një muaj, një pjesë e kompanive të huaja erdhën me "prodhimet" e viteve 2009-2010 dhe gjatë këtij edicioni u shfaqën edhe disa premiera botërore. Festivali i Dancit, qe organizohet nga shoqata "Bukuroshja e Durrësit", ka nisur në vitin 2006 dhe deri tani në skenat e teatrit të Durrësit dhe Tiranës janë përballur artistikisht trupa dhe kompani të teatrit alternativ nga Kosova, Maqedonia, Suedia, SHBA, Franca, Hollanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Greqia, etj. Festivali mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Bashkia e Durrësit. /a.ke/
KOMENTE