Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër: Bllokohen 100 Kg Lëndë Narkotike, Ndalohen Tre Persona
English

Gjirokastër: Bllokohen 100 Kg Lëndë Narkotike, Ndalohen Tre Persona

GJIROKASTËR, 29 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Policia ka bllokuar mbrëmë vonë 100 kg lëndë narkotike marijuanë, ndërsa ka ndaluar në flagrancë 3 shtetas, mes tyre një student dhe një punonjës i gardës. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bëri të ditur sot për ATSH, se lënda narkotike ishte fshehur në automjetin tip "Benz", me targa TP 3130 B dhe kishte destinacion Tiranën. "Tre të ndaluarit janë Agim Avduli, 39 vjeç nga Lazarati (Gjirokastër), Marglen Comani, 24 vjeç, punonjës i gardës, Fatjon Comani, 19 vjeç, student i infermierisë në Gjirokastër, që të dy nga Tepelena", shtoi policia lokale. Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e automjetit të ndaluar,e ndara në 10 pako në formë cilinderike, me peshë 10 kg. Ky është rasti i 12 gjatë këtij që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bllokon në jug të vendit lëndë narkotike të paligjshme./ch/
KOMENTE