English

Identifikohet pengmarrësi i dyshuar

Tiranë, 29 maj, NOA- Update- Personi që kreu pengmarrjen është rreth 28 vjeç dhe quhet Elton Sutermani. Ky është informacioni paraprak që Policia e Shtetit jep për identitetin e të riut që është arrestuar nga policia.

Sipas policisë ngjarja ka qenë e rastësishme dhe Sulejmani mendohet të ketë shkuar në dyqanin e një kompanie celulare për të plotësuar një formular. Sipas policisë pengmarrja ka qenë e rastësishme. Ndërkohë që për të riun dyshohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore nga ana mendore.

Pas arrestimit policia do të jap një konferencë për mediat, ku do të jepen dhe detaje në lidhje me gjithë ngjarjen.

Për arrestimin Sutermanit u angazhuan dhe forcat "Renea" dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë.

m.xh/NOA

KOMENTE