English

Indi, 90 të vrarë nga përplasja e trenave

Kalkuta, 29 maj, NOA - Numri i të vrarëve nga përplasja e trenave në Indi ka arritur sot në së paku 90 vetë.Përplasja ndodhi dje dhe gjatë saj u plagosën afro 150 të tjerë, ndërsa autoritetet e Indisë kanë fajësuar kryengritësit Maoistë.

Një tren, që qarkullonte prej Kalkutës për në Mumbai, doli nga binarët dhe u godit nga një tren tjetër.

Hetuesit kanë akuzuar kryengritësit Maoistë, për sabotim. Maoistët janë një organizatë me bindje të ekstremit të majtë që kundërshtojnë politikat e qeverisë.

Pas deklaratave për rrëzimin e qeverisë ata kanë kaluar në vendime ekstreme dhe akte dhune. Autoritete qeveritare kanë deklaruar se do të marrin masa kundër këtij grupimi.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE