Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-kryeministri rumun, Nastase: Të gjendet patjetër kompromis për krizën
English

Ish-kryeministri rumun, Nastase: Të gjendet patjetër kompromis për krizën

Tiranë, 29 Maj, NOA – “U takon partive politike shqiptare të gjejnë zgjidhje për çështje të cilat janë urgjente siç është heqja e vizave apo integrimi në BE. Do të ishte mirë që ato të angazhoheshin në një tryezë të përbashkët ku të dilnin me një zgjidhje të përbashkët, në një kohë kur Brukseli është mjaft nervoz për hir të situatave aktuale, për hir të krizës në eurozonë, apo për çështje të tjera”.

Kjo ka qenë deklarata e bërë në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri, prej ish-kryeministrit rumun, Adrian Nastase, i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Evropës Juglindore të Internacionales Socialiste, që u zhvillua sot në Tiranë.

Sipas tij, “është e udhës që këto parti të ulen, të hartojnë një dokument i cili veç hetimit të problemeve të së shkuarës të zgjidhë dhe atë çka do të ndodhë në të ardhmen”.

“Është shumë e vështirë të gjesh nga jashtë zgjidhjet më të mira, po duke qenë kryeministër i Rumanisë në momentin që ajo do të anëtarësohej në BE dua t’ju them se, procesi i hyrjes në BE është një vendimmarrje që duhet të merret në nivel të të gjitha forcave politike”, ka komentuar ai më tej, duke iu referuar përvojës rumune lidhur me krizat politike.

“Mendoj se në momentin kur Partia Socialiste ka lënë grevën e urisë dhe është rikthyer në Kuvend, besoj se duhen ndërmarrë hapa dhe masa të forta edhe nga pala tjetër në mënyrë që të arrihet një kompromis”, e ka përfunduar ai citimin e tij, lidhur me krizën aktuale politike në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE