English

Izraeli Ndërmerr Gjashtë Sulme Ajrore Kundër Rripit Të Gazës

GAZA, 29 maj /ATSH-AFP/ - Forcat ajrore izraelite ndërmorën sot gjashtë sulme ajrore kundër Rripit të Gazës, por nuk ka informacione për viktima, sipas dëshmitarëve dhe zyrtarëve të shërbimeve të sigurisë palestineze. ''Avionët izraelitë sulmuan pesë herë në pjesën jugore të Rripit të Gazës pranë Rafahut dhe kufirit egjiptian, ndërkohë që një tjetër sulm u ndërmor në pjesën lindore të qytetit të Rripit të Gazës'', njoftoi i njëjti burim. Incidente të tilla janë njoftuar javët e fundit në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit. Shteti hebre ndërmori në fundin e vitit 2008-2009 një ofensivë ushtarake kundër Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës me qëllim ndalimin e hedhjes së raketave./ /ec/
KOMENTE