Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontrolli në miniera, Ministria: Të palicencuarit punësojnë fëmijë
English

Kontrolli në miniera, Ministria: Të palicencuarit punësojnë fëmijë

Bulqizë, 29 maj, NOA - Një muaj pas vendimit për ngritjen e Task Force për minierat, grupi i përfaqësuesve nga katër ministritë ka tashmë të qartë panoramën e aktivitetit minerar në Bulqizë e Batër.

Zëvendësministri i Energjetikës, Neritan Alibali deklaron se subjektet e palicencuara janë shkaktarët e aksidenteve me pasojë vdekjen, që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në këto zona. Nga monitorimi i Task Force, këto subjekte punësonin dhe fëmijë në kundërshtim me ligjin.

Zëvendësministri i Energjetikës thotë se ndaj subjekteve të palicencuara janë depozituar kallëzime penale në prokurorinë e rrethit. Madje kallëzime do të bëhen dhe ndaj prindërve të cilët dërgojnë me dëshirë fëmijët e tyre për të mbledhur mineral.

“Problemet më të mëdha i kemi me subjektet e palicencuara. Nga vëzhgimi ynë, janë këto subjekte të cilët punësojnë minorenë për të mbledhur mineral.

Ne kemi pezulluar me 90 për qind aktivitetin e tyre, ndërkohë kemi kërkuar ngritjen e një zyre teknike në Bulqizë me ekspertë inxhinierë të cilët duhet të koordinojnë veprimtarinë e firmave të licencuara që kanë akses për punën në miniera.

Kjo zyrë duhet të punojnë përditë me këto subjekte për të shmangur aksidentet në punë të cilat vijnë si pasojë e gërmimeve pa kriter që kryejnë minatorët e punësuar”, tha Alibali.

Ndërsa për firmën koncesionare që ka marrë me koncesion minierën e Bulqizës, Task Force ka vënë disa kushte të cilat duhet të realizohen brenda muajit qershor.

“I kemi lënë afat një muaj firmës koncesionare ACR që të rrethojë dhe të ndriçojë hapësirën në të cilën ushtron aktivitetin minerar.

Njëkohësisht i kemi kërkuar kësaj firme të punësojë roje private të licencuara me qëllim pengesën e hyrjes në galeri të personave jashtë kompanisë”, tha përfaqësuesi i ministrisë së Energjetikës.

Sipas zëvendësministrit Neritan Alibali, një grup pune me në krye Ministrin e Energjetikës do të shkojnë në zonë për të verifikuar nëse janë realizuar pikat e planit të masave të hartuara për minierat.

Ndërsa grupi i Task Force do të krijojë hartën e rrezikut të zonës së Bulqizës, e cila më pas do ti dërgohet për miratim qeverisë.

Sipas Alibalit, kjo hartë mund të vërë në pikëpyetje zhvillimin e aktivitetit minerar në Bulqizë.

Blerina Ahmetaj /NOA

KOMENTE