English

Mërzitja shëndosh femrat dhe i shtyn të hanë më shumë

NOA E FUNDJAVES

Indi, 29 Maj, NOA - Mërzitja i shëndosh femrat dhe i shtyn ato të hanë më shumë. Kjo gjë nuk ndodh me meshkujt, pasi tek ato, shtimi në peshë nuk është i lidhur me gjendjen shpirtërore.

Ky është rezultati i nxjerrë nga një studim i një kompanie britanike e specializuar në produktet për humbjen e peshës dhe botuar në “The Times of India”.

Ekspertët e saj kanë intervistuar rreth 5000 të rritur të të dy gjinive, duke i bërë pyetje në lidhje me ushqimin dhe psikologjinë. Nga intervistat është parë se femrat kanë më shumë gjasa të fitojnë peshë kur janë të mërzitura.

Të intervistuarat pranojnë se përdorimin ushqimin për të luftuar ndjenjat negative si mërzitjen (por edhe zemërimin dhe zhgënjimin).

Dhe kjo metodë trajtimi çon në marrjen e 500 kalorive shtesë në ditë, që do të thotë një rritje prej 25% të kalorive të përditshme. Siç u përmend më sipër, nuk u pa gjurmë të këtij fenomeni te meshkujt.

Dr. Mary Strugar, mjeke dietologe thotë: “Të kontrollosh atë që ha nuk është e lehtë, pasi ka të bëjë me vetëdijen psikologjike të lidhur me dëshirën për të ngrënë dhe marrëdhëniet me ushqimin".

a.k/NOA

KOMENTE