Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Okb - Konferenca Tnp: Arrihet Marrëveshje Për Çarmatimin, Lindje E Mesme Pa Armë Bërthamore
English

Okb - Konferenca Tnp: Arrihet Marrëveshje Për Çarmatimin, Lindje E Mesme Pa Armë Bërthamore

NJU JORK, 29 maj /ATSH-AFP/ - Konferenca për zëvendësimin e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve bërthamore, TNP, arriti dje një marrëveshje, e para që prej 10 vjetëve, që ka të bëjë veçanërisht me çarmatimin dhe krijimin e një zone përjashtimi të armëve bërthamore në Lindjen e Mesme. Konferenca miratoi me konsensus një deklaratë përfundimtare prej 28 faqesh që parashikon katër plane veprimi për secilën nga tre shtyllat e Traktatit, çarmatimi, verifikimi i programeve bërthamore kombëtare për të siguruar se ato janë paqësore dhe përdorimi paqësor i energjisë atomike, si dhe për Lindjen e Mesme pa armë bërthamore. Për këtë pikë të fundit, dokumenti parashikon organizimin në vitin 2012 të një konference ndërkombëtare "ku mendohet të marrin pjesë të gjitha shtetet e rajonit dhe që pritet të çojë në krijimin e një zone të tillë, gjë që përfshin praninë e Izraelit dhe të Iranit. Kjo është hera e parë që prej 10 vjetëve që kjo konferencë arrin një marrëveshje për rishikimin e TNP-së, e cila, që prej hyrjes në fuqi në vitin 1970, ka shërbyer si direktivë botërore për kufizimin e përhapjes së armëve bërthamore. Në dokument thuhet gjithashtu se është e rëndësishme që Izraeli të anëtarësohet në traktat dhe t'i vendosë të githa objektet e tij bërthamore nën garancitë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, IAEA. Irani nuk u përmend, edhe pse ai është duke shkelur rezolutat e OKB-së që kërkojnë pezullimin prej tij të veprimtarive bërthamore delikate dhe vërtetimin e karakterit civil të programit të tij bërthamor. Egjipti dhe Irani kanë kërkuar që Izraeli të bashkohet me TNP-në, gjë që do të thotë se shteti hebre do të heqë dorë nga arsenali i tij bërthamor dhe që të pranojë krijimin e një zone pa armë bërthamore në Lindjen e Mesme. /I.Pu.
KOMENTE