English

Prokuroria Çon Në Gjyq Një Grup Prej 5 Të Rinjsh, Dyshohen Për Shitje Narkotikësh

TIRANË, 29 Maj/ATSH- Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj një grupi prej 5 të rinjsh, të cilët dyshohen se merreshin me shitjen e lëndëve narkotikëve. Lajmi u bë i ditur sot nga burime zyrtare pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat konfirmuan se kanë përfunduar hetimet në ngarkim të shtetasve, Emiljano Kociu, Erlin Hasani, Evri Topi, Gazment Gega, Orjol Memushi, të akuzuar për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, "armëmbajtje pa leje" dhe "moskallzim krimi". Ndërkohë që çështja penale ndaj tyre i'u përcoll për shqyrtim gjyqësor Gjykatës së Tiranës. Të akuzuarit, të moshës 19-22 vjeç, mendohet se janë përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike kryesisht në kryeqytet. Ata u arrestuan në shkurt të këtij viti me rreth 2 kilogram lëndë narkotike, e llojit mariuanë, në operacionin e koduar "Kodra e Diellit", ndërmarrp nga Policia dhe Prokuroria. Sasia e lëndës narkotike u gjet në banesat e tyre në zonën e Komunës së Parisit, pas kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë. Gjithashtu, atyre iu bllokua me cilësinë e provës materiale edhe një armë gjahu pa leje. Sipas prokurorisë që për afro 3 muaj hetoi çështjen, droga e sekuestruar ishte destinuar për t'u shitur në Tiranë. Gjyqi ndaj tyre pritet të nisë së shpejti. a.m/k.sh/
KOMENTE