Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarajevë - Silajxhiç Kërkon Normalizimin E Shpejtë Të Marrëdhënieve Në Ballkan
English

Sarajevë - Silajxhiç Kërkon Normalizimin E Shpejtë Të Marrëdhënieve Në Ballkan

SARAJEVË, 29 maj /ATSH-TANJUG/ - Kryetari i presidencës tripalëshe boshnjake, Haris Silajxhiç deklaroi sot në Sarajevë se qëllimi i iniciativës Igman ishte i qartë dhe kishte qëllim shtimin e dialogut të brendshëm dhe rajonal në fushën e politikës, ekonomisë, arsimit dhe kulturës. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në sesionin e 21-të të iniciativës Igman, zyrtari i lartë boshnjak tha se qëllimi i këtij sesioni ishte normalizimi sa më shpejt i mundur i marrëdhënieve ndërmjet Bosnjes, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi. ''Sot është i nevojshëm një dialog për të gjitha çështjet e hapura, veçanërisht përsa i përket mosbesimit'', deklaroi Silaxhiç. ''Besimi reciprok mes katër vendeve tona është thelbësor'', theksoi ai. Drejtuesit nga katër vende të Ballkanit, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi u mblodhën sot në Sarajevë për të konfirmuar dëshirën e tyre për zhvillimin e marrëdhënive në kuadër të integrimit evropian. Takimi i presidentëve serb, kroat dhe malazez, Boris Tadiç, Ivo Josipoviç dhe Filip Vujanoviç me homologun e tyre të presidencës boshnjake, Haris Silajxhiç, u zhvillua disa ditë para një takimi të rëndësishëm mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit që do të zhvillohet më 2 qershor në Sarajevë që do t'i kushtohet perspektivës everopiane të Ballkanit Perëndimor. Iniciativa Igman, rrjet rajonal joqeveritar, që ka për objektiv promovimin e paqes në Balkan, u krijua në vitin 2000 dhe përfshin OJQ-të e tre vendeve të rajonit, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Kroaci, nënshkruese të Marrëveshjes së Daytonit më 1995, që i dhanë fund luftës në Bosnje-Hercegovinë./ a.jor.
KOMENTE