Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkëmbimet Tregtare/ Eksportet Rriten 45.1% Dhe Importet Ulen 2.3%
English

Shkëmbimet Tregtare/ Eksportet Rriten 45.1% Dhe Importet Ulen 2.3%

-Banka e Shqipërisë publikon raportin e fundit mbi treguesit e bilancit tregtar- TIRANE, 29 Maj /ATSH-E.Xhajanka/.- Tregtia e Shqipërisë me vendet jashtë saj është përmirësuar gjatë këtij viti, sidomos në drejtim të eksporteve. Sipas analizes më të fundit të Bankës së Shqiperise, gjatë tremujorit të parë të vitit 2010, eksportet janë rritur me 45.1 për qind në terma vjetore, ndërsa importet regjistruan një rënie vjetore prej rreth 2.3 për qind. Rritja e përshpejtuar e eksporteve dhe rënia e importeve me ritme më të moderuara sollën tkurrjen me rreth 17.1 për qind të deficitit tregtar, duke ndjekur prirjen e vënë re edhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2009. Raporti i mbulimit të importeve nga eksportet shënoi vlerën 35.4 për qind, rreth 11.6 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. Zhvillimet e mësipërme në sektorin e jashtëm të ekonomisë kanë vendosur një balancë më të qëndrueshme të kërkesës dhe ofertës për valutë të huaj, duke kontribuar në një qëndrueshmëri më të madhe të vlerës së monedhës vendase gjatë muajve të fundit. /a.ke/
KOMENTE