Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botërori Në Dyshim Për Disa Yje Te Të Futbollit
English

Sport-Botërori Në Dyshim Për Disa Yje Te Të Futbollit

T TIRANË, 29 Maj /ATSH/. - Botërori "Afrika e Jugut 2010", përveç disa futbollistëve kryesorë që nuk janë grumbulluar nga trajnerët, rrezikon të humbasë edhe disa prej protagonistëve kryesorë të tij, si pasojë e dëmtimeve. Sot është dëmtuar gjatë stërvitjes kapiteni i përfaqësueses së Serbisë, Dejan Stankoviç dhe prania e tij në Botërorin e Afrikës së Jugut është në rrezik. Trajneri Antiç ende nuk ka dhënë një përgjigje të saktë, nëse kapiteni do të jetë apo jo në Kupën e Botës. Ndërkohë, në dyshim është edhe mesfushori i Japonisë, Shunsuke Nakamura. 31-vjeçari, i cili më parë ka veshur edhe fanellat e Rexhinës dhe Celtic, vuan nga një dëmtim në kaviljen e majtë, të pësuar në ndeshjen kundër Koresë së Jugut. Ndeshja e fundit miqësore e Japonisë, përpara debutimit në Botëror, do të jetë ajo kundër Bregut të Fildishtë, më 4 qershor. Ndërsa më parë jashtë botërorit për arsye dëmtimi kanë mbetur kapiteni i Gjemanisë, Mikael Balak dhe futbollisti anglez, Devid Beckham./gj.m//a.ke/
KOMENTE