English

Sport-Formula 1/ Mark Veber, Pole Position Në Turqi

TIRANË, 29 Maj /ATSH/ - Mark Veber ka fituar një tjetër pole position, duke treguar edhe një herë se është pretendenti kryesor për të fituar botërorin e këtij viti në Formula 1. Australiani i skuderisë Red Bull la pas Luis Hamilton dhe shokun e skuadrës, Sebastian Vetel. Koha e regjistruar nga Veber është 1:27:500. Vendi i katërt shkoi për kampionin e botës, Jenson Button, i cili ndiqet nga Mikael Shumaker, Rosberg, Kubica, Masa, Petrov e Kobayashi. Spanjolli Fernando Alonso ka zhgënjyer pas një gabimi të bërë në pjesën e dytë kualifikuese të provave, duke mos mundur të marrë pjesë në sesionin e tretë. Alonso do niset nga vendi i 12-të./s.s./
KOMENTE