Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Dinamo Kërkon Portierin E Kombëtares Isli Hidi
English

Sport-Merkato/ Dinamo Kërkon Portierin E Kombëtares Isli Hidi

- Aktualisht te Dinamo portën e ruan elbasanasi Elvis Kotori -. TIRANË, 29 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, po përpiqet të ndërtojë një formacion sa më konkurrues për të përballuar turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve, ku padyshim edhe kundërshtarët janë më të fortë. Në fokusin e kampiones së Shqipërisë është portieri i kombëtares, Isli Hidi. Ish-gardiani i Tiranës, pas eksperiencave në Qipro (me Alki Larnaka) dhe Ukrainë (Krivbas), është pa ekip, pasi dhe kontrata me klubin ukrainas ka përfunduar. Aktualisht, te Dinamo portën e ruan elbasanasi Elvis Kotori, i cili ka dhenë një kontribut të vyer në fitimin e dy titujve kampionë të bluve (2008 dhe 2010) në tre vitet e fundit. Dinamo, 18-herë kampione e Shqipërisë, pritet këto ditë të zgjidhë edhe enigmën mbi trajnerin e ri, Shkëlqim Muça apo argjentinasi Blanko. Nga drejtuesit blu për merkaton verore është përmendur edhe emri i Ansi Agollit, por duket se pranë afrimit është edhe 21 vjeçari i Flamurtarit, Franc Veliu. /a.ke/
KOMENTE