Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turdiu: Lëvizja Pa Viza Realitet Brenda Këtij Viti
English

Turdiu: Lëvizja Pa Viza Realitet Brenda Këtij Viti

TIRANE, 29 Maj/ ATSH- A.Gegvataj/. - Brenda muajit qershor të këtij viti shteti shqiptar do të përfundojë përmbushjen e tre kërkesave teknike të përcaktuara nga Komisioni Europian pas vendimit për përfshirjen e Shqipërisë në listën e Bardhë Shengen. Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu, deklaroi sot se "hapi i radhës është përmbushja e 3 nënçështjeve dhe se premtimi për lëvizjen pa viza për të gjithë qytetarët do të jetë realitet brënda këtij viti". Turdiu pohoi se "në muajin korrik pritet të vijë ekipi i ekspertëve për të verifikuar në vënd raportimet tona për plotësimin e këtyre 3 nënçështjeve dhe besojmë që Parlamenti Europian do të përfundojë procedurat e miratimit të propozimit ne muajin shtator". Ai shtoi se pas kësaj faze do të jetë Këshilli i Ministrave që do të miratojë propozimin e Komisionit Europian brenda vjeshtës. "Ekzistojnë të gjitha kushtet që 20 ditë pas miratimit përfundimtar nga Këshilli i Ministrave të bëhet botimi në fletoren zyrtare të BE-së i vendimit që hyn mënjeherë në fuqi për shtetasit shqiptarë", shtoi më tej ai. Turdiu bëri të ditur se "Ministria e Jashtme ka filluar dhe një fushatë informimi për qytetarët shqiptarë se cfarë do të thotë liberalizimi i vizave, në mënyrë që të gjithë të dinë të drejtat që kanë, por edhe përgjegjësitë e tyre". /a.ke/
KOMENTE