Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uashington - Mechaal: Hamasi Nuk Ka Asnjë Mosmarrëveshje Me Shba-Në
English

Uashington - Mechaal: Hamasi Nuk Ka Asnjë Mosmarrëveshje Me Shba-Në

UASHINGTON, 29 maj /ATSH-AFP/ - Lideri i Hamasit në mërgim, Khaled Mechaal, deklaroi gjatë një interviste për një televizion amerikan se organizata palestineze që ai drejton "nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës" dhe se "Izraeli është pengesa e procesit të paqes në Lindjen e Mesme". "Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk i cënojmë interesat e amerikanëve", deklaroi Mechaal të premten gjatë një interviste për televizionin publik amerikan PBS. Mechaal deklaroi se "Izraeli është pengesa e procesit të paqes në rajon". Ai bëri një apel për presidentin Obama që "të përballet me realitetin" në vend që të ushtrojë presion mbi palestinezët. Mbështetja e Uashingtonit për shtetin hebre "i komplikon mundësitë", deklaroi lideri i Hamasit, i cili ka mërguar në Siri. Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste. Izraeli ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës pas përleshjeve me organizatën islamike në vitin 2007. /e.v/ a.jor.
KOMENTE