English

Eurovision 2010, Lena i sjell fitore Gjermanisë (Video HD)

Oslo, 30 Maj 2010 - Lena Majer Landrut i solli Gjermanisë fitoren në Këngën e Eurovizionit. Derisa fitoi garën preliminare për të përfaqësuar Gjermaninë, Lena ishte e panjohur, por mbrëmë në Oslo ajo entuziazmoi të pranishmit dhe qindra miliona shikues në gjithë Evropën.

Në mbyllje të garës pasi që ishte bërë e qartë se ajo ishte fituese e Eurovizionit, Lena bëri pyetjen nëse sërish duhej të këndonte. Në konferencën për shtyp pas mbrëmjes finale, Lena tha se do t’i duhet shumë kohë për të kuptuar se vërtet ka fituar:

“...në një moment dëgjova që shumë veta thoshin ....kemi fituar.... Lena ju jeni fituese... Nuk kuptoja dhe ishte e pabesueshme, sepse ne nuk e kishim fitoren”, tha Lena para gazetarëve. Kënga e Eurovizionit që sivjet u ndoq nga 124 milionë shikues, sjell shumë stile muzikore, kryesisht nga artistë të panjohur. Lena kësaj radhe solli një këngë me stil krejt të veçantë dhe të pëlqyer nga shumica. E pyetur për performancën, Lena tha se kënga ishte e lehtë për ta interpretuar dhe se ishte një përvojë e “pabesueshme”. “Nuk ishte vështirë ta interpretoja këngën... por ishte një përvojë e pabesueshme, me shumë emocione dhe ndjenja. Kënga ishte e lehtë”, theksoi Lena. Ajo tha se nuk u kishte treguar miqve se kishte hyrë në garën preliminare për Këngën e Eurovizionit, sepse nuk dëshironte që ata të dinin se ajo ishte eliminuar në fazën e parë. Më herët Lena kishte ushtruar vetëm si vallëzuese dhe kishte bërë përpjekje të këndonte me grupin e shkollës së saj. Por, të shtunën mbrëma 18 mijë veta në Oslo dhe miliona shikues televiziv mbetën të mahnitur me Lenën. Në mesin e tyre ishte edhe Melani Streuber që anonte për Lenën në klubin e saj të favorizuar në Hanover: {youtube}b5Je0TaztCE{/youtube}

“Lena ishte e mrekullueshme, nivel botëror. Kam menduar se nëse nuk do ta zëmë vendin e fundit, ky do të jetë sukses. Dhe, çfarë ndodhi – vendi i parë te Lena dhe Hanoveri”, tha Melani Struber. Vendin e dytë në garën për Eurovizionin e zuri grupi “Manga” nga Turqia, me këngën “Ne mund të jemi të njëjtë”, ndërsa vendi i tretë i takoi Paula Sellingut nga Rumania, me këngën “Loja me zjarr”. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Juliana Pasha, pati një paraqitje shumë të mirë dhe është plasuar në pozitën e 15-të. Kënga e Eurovizionit që sivjet u organizua nga Norvegjia, kushtoi 33 milionë euro. Vitin e ardhshëm Këngën e Eurovizionit e organizon Gjermania. RFE

KOMENTE